Ftesa e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për mërgatën “që të integrohen në Ambasadat e Kosovës”, në praktikë po del të jetë e zbrazët. Dy italianë janë punësuar në Ambasadën e Kosovës në Holandë. Si asistent ekzekutiv është rehatuar Francesco Cortese, e Rocco Lossaso është punësuar si asistent administrativ. Për më tepër, paraprakisht si asistente ekzekutive aty punonte një shtetase e Kosovës, mirëpo që Ambasada vendosi për zëvendësimin e saj me punëtorë të huaj.
FOTO:

VOX Kosova ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëse ka pasur shtetas të Kosovës që jetojnë në Holandë të cilët kanë aplikuar për punësim në këto dy pozita, mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
MPJD, nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse shkaku i procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së është bërë verifikim shtesë për dy të punësuarit apo për kualifikimet e tyre.
PYETJET E VOX KOSOVA DREJTUAR MPJD-së:

Siç ndodh zakonisht, në misione diplomatike punësohen shtetas të vendit të misionit diplomatik.
Madje ishte vetë Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ai i cili në një takim me diasporën në korrik të vitit 2026, ftoi mërgimtarët të integrohet në institucionet e diplomacisë së Kosovës.
“Dhe tashmë po ftojmë të rinjtë e mërgatës dhe më gjerë, diasporës, të rinj të arsimuar në shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare, drejtësi, ekonomi e teknologji, të integrohen në institucionet tona të diplomacisë”, u tha Kurti mërgimtarëve të mbledhur në ballkonin e Qeverisë, më 28 korrik.
Ambasador i Kosovës në Holandë është Dren Doli, një ish anëtar i shoqërisë civile, që erdhi në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Hagë pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.








