Këtë të shtunë edhe zyrtarisht do të mbyllet afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendi për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kanë njoftuar qytetarët se ka mbetur vetëm edhe një ditë për regjistrim.

Deri më tani, KQZ njofton se janë regjistruar 63 mijë e 997 votues nga diaspora.

Partitë politike kanë bërë thirrje të vazhdueshme që votuesit nga diaspora të regjistrohen dhe ta ekzekutojnë të drejtën e tyre për votim. Megjithatë, numri i votuesve të regjistruar duket të jetë më i vogël se ai i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, zgjedhje për të cilat ishin regjistuar mbi 100 mijë votues.