Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se këtë të diel (17 maj) përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Sipas të dhënave zyrtare, 98 mijë votues janë regjistruar për të votuar në këtë formë.
Ata mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, përmes postës në kutitë postare jashtë Kosovës, si dhe në kutitë postare brenda vendit.
Aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ishte hapur më 6 maj.









