Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, është takuar ndaras në Bruksel me kryenegociatorin nga Kosova, Agron Bajramin dhe atë nga Serbia, Petar Petkoviçin. Përmes rrjetit social, X, Sorensen njoftoi për tematikën e takimeve.

“Kemi mbajtur takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të përvijuar planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt në vijim”, shkroi Sorensen.

Një ditë më herët, të martën e 12 majit, takim me të dërguarin evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka pasur edhe kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca.