DIALOGU I dërguari special i BE-së flet për takime përgatitore në Prishtinë dhe Beograd

Sorensen ka njoftuar se ka zhvilluar takime përgatitore në Prishtinë dhe Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimet e ardhshme të dialogut.

DIALOGU I dërguari special i BE-së flet për takime përgatitore në Prishtinë dhe Beograd

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar për një vizitë përgatitore në Serbi, lidhur me dialogun Prishtinë–Beograd, të ëmëruar si një proces për “normalizimin e marrëdhënieve”.

Ai shkroi në platformën X se “i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi”, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.

Sorensen ka njoftuar se ka zhvilluar takime përgatitore në Prishtinë dhe Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimet e ardhshme të dialogut.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka deklaruar Sorensen.

Dialogu është në një pauzë të gjatë, pasi në Kosovë ende nuk është formuar një qeveri e re, ndërkohë që edhe në Serbi situata politike është e tensionuar. Presidenti Aleksandër Vuçiq po përballet atje me protesta të mëdha.

LAJME

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

NO COMMENT Ambasadori francez flet për deklaratat e Rrustemit të VV-së

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin