Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë, duke zbuluar gradualisht edhe emrat që po marrin mbështetjen më të madhe brenda subjekteve politike.
Bazuar në numërimet e para, këta janë kandidatët që aktualisht po kryesojnë me vota në partitë kryesore politike:
Në Vetëvendosje, deri më tani po prijnë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Rufki Suma, Ejup Maqedonci dhe Ilir Kërçeli.
Në PDK, sipas numërimeve fillestare, në krye të listës së votave janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Kosovare Murseli, Arbnore Salihu, Elmi Reçica, Vlora Çitaku, Sala Jashari dhe Rashit Qalaj.
Në LDK, ndër kandidatët që po marrin më së shumti vota deri në këtë fazë të numërimit janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Ermal Sadiku, Anton Quni dhe Janina Ymeri.
Ndërkaq në AAK, në mesin e kandidatëve më të votuar deri më tani figurojnë: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Arbër Tolaj, Agim Çeku dhe Teuta Haxhiu.
Numërimi i votave për kandidatët për deputetë është ende në proces, ndërsa renditjet pritet të ndryshojnë me përpunimin e pjesës së mbetur të votave.









