Përparime të mëtejshme në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka kërkuar Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, në letrën e tij drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku e ka uruar për rizgjedhjen e tij si Kryeministër.
“I nderuar zoti Kryeministër, për rizgjedhjen tuaj ju uroj përzemërsisht. Gëzohem që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore të vendeve tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se ju, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu bëjnë pjesë edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Merz në letrën e tij.
Merz theksoi se në këto detyra, Kosova, “e ka një partner të fortë dhe të besueshëm në anën e saj”, si Gjermaninë.
Në fund të letrës, Merz i uron Kurtit fat dhe suksese në vazhdimin e detyrës si Kryeministër.
Letra e plotë e Merz:
I nderuar zoti Kryeministër, për rizgjedhjen tuaj ju uroj përzemërsisht. Gëzohem që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore të vendeve tona.
Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se ju, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu bëjnë pjesë edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Jini të sigurt se Kosova, në këto detyra, në Gjermani ka një partner të fortë dhe të besueshëm në anën e saj.
Ju uroj për vazhdimin e detyrës suaj fat dhe sukses.
Me përshëndetje të përzemërta
Friedrich Merz
Kancelar Federal i Republikës Federale të Gjermanisë









