Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë sot në hapje të fushatës së partisë së tij, se kryeministri në detyrë i vendit, “po i sulmon të gjithë”, përderisa qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike.
“Derisa ju luftoni me faturat, me kredi, me çmime, me pasiguri për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve tuaja, z.Kurti i sulmon të gjithë. Sulmon opozitën, lufton bizneset, lufton mediat, lufton komunat, lufton edhe aleatët tanë strategjikë. Për ma keq, lufton edhe çlirimtarët”, tha Hamza.
Në tubimin e parë të PDK-së të mbajtur këtë të enjte (28 maj) në Ferizaj, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.








