Liderja opozitare e Venezuelës, Maria Corina Machado, e ka fituar çmimin Nobel për Paqe për promovimin e të drejtave demokratike në vendin e saj dhe luftën e saj për tranzicion në demokraci, ka thënë komiteti norvegjez i Nobelit.
“Kur autoritarët kapin oushtetin, është shumë e rëndësishme të njihen mbrojtësit trima të lirisë që ngritën dhe rezistojnë”, shkruhet në citimin e këtij komiteti.
Komiteti ka vendosur të fokusohet në Venezuelë këtë herë, në një vit të dominuar nga deklarata të përsëritura publike të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai e meriton këtë çmim.
Para lajmërimit, ekspertët thanë se Trump nuk do ta fitojë çmimin pasi ai po çthurur rendin ndërkombëtar që komiteti i Nobelit e çmon.
Çmimi Nobel për paqe, që vlen 1.2 milion dollarë amerikanë, pritet të prezantohet në dhjetor të këtij viti, në përvjetorin e industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili ka themeluar çmimet.









