Albin Kurti nuk ka arritur që të marrë votat e nevojshme për të krijuar Qeverinë e re të Kosovës me të si Kryeministër.

Kurti dhe kabineti që ai e propozoi ka marrë 56 vota për, ndërsa 52 ishin kundër dhe 4 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon te Presidentja Vjosa Omani.

“Përgjegjësia kalon tani te Presidentja, e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej dhjetë ditësh ka mundësinë të emërojë kandidatin tjetër për Kryeministër, sipas të njëjtën procedurë”, theksoi Basha.

Kurti ishte mandatuar nga Osmani më 11 tetor. Pasi që dështoi t’i marrë votat e nevojshme, tani Osmani duhet që brenda 10 ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Në rast se as në përpjekjen e dytë nuk zgjidhet qeveria, e para vendit duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.