Pa befasi është zhvilluar edhe seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ka dështuar përsëri. Krejt kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke u tërhequr nga kandidatura e Albulena Haxhiut.
Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë. 51 votuan për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehët. 1 votoi kundër, abstenime nuk pati.
Vazhdimi i radhës i seancës konstituive është caktuar për të shtunën në orën 10:30.
Përfaqësues të partive opozitare po e fajësojnë VV-në për bllokadën e krijuar tash e disa muaj pas zgjedhjeve.
Për momentin, askush nuk jep sinjale për kompromis. Kuvendi vazhdon të jetë në bllokadë totale, ndërsa qytetarët mbeten dëshmitarë të një bllokade që nuk ka fund në horizont.