“Nuk ka raport ndërkombëtar kredibil, i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik”.

Si shumë të tjera, edhe kjo deklaratë e Kryeministrit Albin Kurti është e pavërtetë. Ose rren.

Pothuajse çdo raport ndërkombëtar e nxjerr Kosovën keq në të gjitha fushat. Duke filluar nga Arsimi.

Sipas rezultateve të PISA 2025, Kosova është një nga vendet me sistemin më të dobët arsimor në botë. Përveç e fundit në rajon, është me keq edhe se Palestina që është në luftë që disa vjet me Izraelin.

Njëjtë në ekonomi.

Sipas World Atlas, e cila përdorë bazën e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Edhe më e varfër se Ukraina, e cila që nga shkurti i 2022-së është në luftë me Rusinë.

Raportet ndërkombëtare përmendin edhe korrupsion qeveritar.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për Kosovën flet për korrupsion serioz në qeveri.

Për nivelin e korrupsionit në Kosovë shpreh shqetësime edhe Parlamenti Evropian. Dhe atë hiç më larg se në vitin 2026.

Me inflacionin është historia e njëjtë.

E ka më të lartin në rajon edhe aktualisht.

Kosova, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, qëndron keq edhe sa i përket lirisë së medias.

Në raportin e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) të publikuar më 20 korrik të vitit 2026 thuhet se “disa standarde të lirisë së mediave janë cenuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje”.

Gazetarët dhe profesionistët e mediave në Kosovë, konstatohet se “punojnë në një mjedis gjithnjë e më armiqësor”.

Cili raport e paraqet Kosovën siç e përshkruan Kurti? Ai për arsimin, ai për varfërinë, ai për korrupsionin apo ai për gazetarët?

Asnjë.

Të vetmet raporte që e nxjerrin Kosovën në dritë pozitive janë raportet imagjinare me të cilat ushqehet propaganda e partisë në pushtet.