John Duncan, ish-këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, ka deklaruar se gjenerali britanik, Mike Jackson, ish-komandanti parë i KFOR-it në Kosovës, i kishte thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kishte rreth 20 mijë luftëtarë.
Këto komente, Duncan i ka bërë gjatë dëshmisë së tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Në këto biseda, gjenerali Mike Jackson më tha se ishte shumë i shqetësuar që nuk kishte asnjë mekanizëm për t’u marrë me UÇK-në, e cila kishte rreth 20 mijë luftëtarë guerilë”, deklaroi ai.