Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), fillimisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte terroriste, ndërsa më pas u konsideruan engjëj.

Kështu ka thënë James Rubin, ish-ndihmëssekretar i Amerikan i Shtetit, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Ndoshta e shkelëm dëshirën tonë për të qenë gjithmonë në anën e engjëjve, sepse për një periudhë kohe, deri sa ta kuptonim më mirë situatën, fillimisht i përshkruam UÇK-në si duke kryer aktivitete terroriste”, tha Rubin në pyetjen e Prokurorit.

Por, më vonë, ish-diplomati amerikan tregoi se “ajo pozitë evoluoi, sidomos pasi UÇK-ja pranoi Marrëveshjen e Rambujesë”.

“Ne i konsideruam ata në anën e engjëjve, sepse nënshkruan një marrëveshje paqeje”, shtoi.

Pjesë nga dëshmia e Rubin:

Dje dëshmuat se SHBA-ja donte të ishte e sigurt se ishte, siç thatë ju, “në anën e engjëjve”, që shpjeguat se do të thoshte të ishte në anën e viktimave, dhe se ata nuk do të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte. A vlente kjo gjatë viteve 1996, 1997, 1998 dhe 1999?

Për të dhënë një përgjigje të saktë për këtë pyetje, duhet të reflektoj mbi faktin se për periudhën që po përshkruani – 1996, 1997, 1998 – një burrë me emrin Ambasador Gelbard ishte përgjegjës për këtë.

Ai u takua me udhëheqës të UÇK-së në një kohë kur ne i përshkruanim ata si duke kryer aktivitete terroriste.

Dhe kështu, ndoshta e shkelëm dëshirën tonë për të qenë gjithmonë në anën e engjëjve, sepse për një periudhë kohe, deri sa ta kuptonim më mirë situatën, fillimisht i përshkruam UÇK-në si duke kryer aktivitete terroriste.

Dhe sigurisht, meqë dëshironim të ishim në anën e engjëjve, nuk do të donim të ishim të lidhur apo mbështetës të njerëzve që kryenin aktivitete terroriste.

Ajo pozitë evoluoi, sidomos pasi UÇK-ja pranoi Marrëveshjen e Rambujesë. Ne i konsideruam ata në anën e engjëjve, sepse nënshkruan një marrëveshje paqeje.