Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë për VOX Kosova se është dashur dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, për të na treguar se kush ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Pse duhet që pas 20 vjetësh të dalë dikush dhe të thotë fjalë që janë ditur qysh atëherë? U desh James Rubini të shkonte në Hagë për të dërguar disa mesazhe edhe për vetë shqiptarët në Kosovë. U desh Rubini të shkonte atje, për të të treguar ty të vërtetën që po e jeton çdo ditë”, tha Limaj.








