Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, është pyetur nëse ekzistonte realisht diçka si një shtab i përgjithshëm që drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Jo, nuk besoja. Dhe mendoj se shumë nga përpjekjet për të dëshmuar se ekzistonte një ushtri me linja të zakonshme vertikale të komandës ishin, në të vërtetë, përpjekje për të na treguar neve ashtu siç disa njerëz po përpiqeshin të na bindnin se kishte një qeveri atje se ekzistonin struktura të rregullta politike dhe ushtarake, dhe se mund t’i merrnim seriozisht”, Hill.
Hill po ashtu është pyetur nëse mendonte se UÇK-ja ishte një strukturë e organizuar vertikalisht me një hierarki komanduese, teksa diplomati amerikan e mohoi.
“Të kërkoje personin që ishte në krye të UÇK-së nuk ishte diçka me të cilën mund të kishe sukses. Kishte grupe të ndryshme njerëzish, ishte grupi i Dukagjinit, njerëzit e Drenicës, komandantë të ndryshëm lokalë, persona kyç të logjistikës si Xhavit Haliti, dhe persona të financave. Prandaj nuk mendoj se kishte ndonjë numër telefoni apo telefoni satelitor që mund ta thërrisnim. Kishte njerëz të ndryshëm, dhe kjo ishte arsyeja pse u përpoqëm të flisnim me këta njerëz të ndryshëm, edhe pse, duke folur me ta, shpeshherë i hutonim më shumë sesa i ndriçonim”.
“Pra, kur filluam të mendojmë se kishte më shumë se një politikë e unifikuar, kjo pastaj ushqeu paranojën serbe që, ja pra, SHBA po flet për një marrëveshje, për planin e Hill-it, etj., por në të vërtetë qëllimi i SHBA-së ishte të ndihmonte UÇK-në për fitore ushtarake, e kështu me radhë”.








