Dhjetëra persona janë grumbulluar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë ku pritet të nis dëshminë ish-komandanti i NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë, Wesley Clark.

Ish-ushtaraku amerikan është dëshmitari i shtatë me radhë i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.