Komandanti Suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, ka thënë se Serbia do të hynte në luftë me NATO-n nëse do ta sulmonte Kosovën pas .

“Nëse Serbia do të përpiqej të sulmonte Kosovën ose UÇK-në pasi i kishte tërhequr forcat, kjo do ta fuste Serbinë në konflikt me NATO-n. Po, do ta fuste”, tha Clark në dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesë nga dëshmia e Clark-it:

A ju kujtohet sa trupa të NATO-s kishte në Kosovë pasi NATO hyri?

Mendoj se kishim planifikuar diçka rreth 20,000, diçka e tillë.

A kishit mbështetje ajrore?

Po, kishim.

A kishit vëzhgim ajror mbi Kosovën?

Po, kishim vëzhgim ajror.

Cila do të ishte përgjigjja e KFOR-it nëse Serbia do të përpiqej të sulmonte Kosovën ose UÇK-në pasi Serbia i kishte tërhequr forcat?

NATO do të kishte rezistuar, sigurisht. Nëse Serbia do të përpiqej të sulmonte Kosovën ose UÇK-në pasi i kishte tërhequr forcat, kjo do ta fuste Serbinë në konflikt me NATO-n. Po, do ta fuste.