Po i bëhen pothuajse 6 vjet në pushtet e me siguri do t’i ketë edhe së paku 4 të tjera, por Donika Gërvalla vazhdon ta ketë gojën plotë me referenin e vjetër e monoton të 20 vjeçarit të kaluar.
“Në të kaluarën me shifra të korrupsionit dhe ju e dini mjaft mirë se si ka funksionuar korrupsioni. Keqpërdorimi i postit për familjarizëm, për pasurim dhe për shumë tema të tjera Pasuri të paimagjinueshme të njerëzve që pretendojnë që kanë marrë gjithmonë vetëm pagën e shtetit”.
E bindur në akuzat që i artikulon megjithëse pa asnjë fakt të vetëm thotë se megjithëkëtë në prokurori s’mund të shkojë.
“Mos më thoni shko në prokurori se në prokurori s’mund të shkoj”.
Në prokuroritë brenda Kosovës jo, nuk ju beson, por në një prokurori përtej kufirit ajo edhe mund të shkojë.
“Ku i ke dërgu këto dokumente, cili sistem i drejtësisë do të mirret me to, Gjykata Speciale? Po. Për disa prej tyre po.”
E ftohtë është arkiva mediale pavarësisht pendesës që mund t’i ketë ardhur ndërkohë për fjalët që dikur i thoshte me ton. Ndonëse tash përpiqet të tërhiqet.
“Dy herë në atë intervistë thuhet jo, unë pyetem dy herë nga kolegët tuaj”.
Pra Donika Gërvalla-Schëarz pa i lëvizur qerpiku më 20 prill 2016 deklaronte pa hezitueshëm se jo do të dërgonte por PO, ka dërguar dëshmi në Speciale kundër ish krerëve të UÇK-së..
Pavarësisht kundërthënieve e mohimeve më pas edhe sot pas 10 vitesh…
Pra për këtë Donikë Gërvalla –Shfarc, Albin Kurti ka vendosur se në qeverinë e tij askush më mirë se ajo, nuk do ta ushtrojë postin e Ministres së Drejtësisë.
Për këtë pozitë Kurti ka vendosur disa kushte të panegociueshme që vetëm një, si Donika Gërvalla mund t’i plotësojë.
Në krye të tyre mosbesim i plotë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kushti i dytë: i rëndësishëm sa i pari, gojën plot akuza dhe përbuzje për institucionin që ruan aktin më të lartë juridik të vendit Gjykatën Kushtetuese.
Si ministre, Gërvalla munda ta jetësojë edhe hakmarrjen për aktakuzën që prokuroria guxoi t’ia ngreh, për mos-deklarim të pasurisë.
Aty- këtu, edhe ndonjë sulm brutal e kërcënim ndër rreshta ndaj pretendentit për kryeprokuror të shtetit, të cilin nuk e duan asnjë nga krerët e shtetit siç deklaronte (paturpësisht) shefi i po të njëjtës.””
“Pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të presidentës së Republikës, të Kryeparlamentarit të Kosovës dhe të Kryeministrit të Qeverisë”.
E pabesueshme e di, por Gërvalla shkruante me datën 27 maj 2025 në Facebook se Kryeprokuroi i Speciales Blerim Isufaj bën “inskenim të gërditshëm” vetëm se Guxon t’ia shqetësojë Faton Pecin “ministrin shembullor”.
Paçka se shembullori i Donika Gërvalles është nën hetime për kaq shumë afera me potencial të madh korrupsioni.
Por, nëse për asgjë tjetër Donika Gërvalla postin e ministres e meriton për servilitetin e pashembullt që e tregon ndaj shefave.
Si ky rasti konkret kur u tregua e gatshme t’i paguajë gjobë 13 mijë euro para të shtetit, vetëm që të mos bënte publike shpenzimet e burrit të Vjosa Osmanit Prindonit, sa udhëhiqte me Ministrinë e Jashtme.
Ama, për drejtësi është madje e ka fort në qejf Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Gjithsesi, për t’i penguar milionat e paarsyetushëm Gërvallës, ekziston një kusht i patejkalueshëm.
“Secili njeri që pagën e ka pasë rreth 500 euro, edhe vilën e ka katër milionë, do të detyrohet të jap llogari me çfarë parash e ndërtoi”, thoshte.
Milionat, shtëpitë pasuria, nuk duhet të jenë të Vjosa Osmanit për shembull.
As të Martin Berishajt nuk duhet të jenë.
Pra, nuk heq dorë nga akuzat për korrupsionin përveç kur preken emrat që ajo i ka nën ombrellën e koalicionit.
“Tema e Martin Berishajt është konsumu bre, pse duhet të iu interesojë juve pse ka ai nevojë paratë e tij ti nxjerrë nga banka ‘cash’”
Aty fillon trajtimi me standard të dyfishtë për drejtësinë dhe drejtësia është e nevojshme vetëm kur përputhet me interesin politik të radhës.
Dhe, përkundër se me vite janë shërbyer me aferën PRONTO të nxjerrur nga mediat e vlerëson se në këtë pushtet, mediat s’janë për t’nxjerrë afera…
“Aferën nuk mund ta shpallin mediat”.
Kështu pritet të duket Ministria e Drejtësisë me ministren që qasjen për drejtësinë e ka selektive e inatin politik absolut.
Një drejtësi që e urdhëron politika dhe e financon hakmarrja.
Donika Gërvalla është edhe vërtetimi se Albin Kurti idenë për drejtësi nëse do përdornim fjalorin e mikës së tij politike e ka “të Hugo Chavezit”.








