Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të çuditshme ndaj Sami Lushtakut, duke pretenduar se ky i fundit ka tentuar të shkaktojë aksident komunikacioni me eskortën e tij.

Në emisionin “Interaktiv”, Kurti tha se Lushtaku, me veturë zyrtare të Komunës së Skenderajt, ka tentuar t’ia ndërpresë rrugën eskortës së tij në mënyrë të dhunshme.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare 2Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. Por nuk bëhet shumë e madhe kjo. Ka synuar që ta ndërpresë qarkullimin e eskortës sonë, në mënyrë të dhunshme me veturë zyrtare të komunës së Skenderajt. Ka proces policor për këtë gjë, por nuk është arrestuar aty”, deklaroi Kurti.

Ai nuk dha më shumë detaje lidhur me rastin, por tha se për ngjarjen ekziston proces policor.