Deri në ora 12:30, 166 mijë qytetarë kanë votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen të dielën në Kosovë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 8.47 për qind e qytetarëve.

Ndërsa, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në këtë periudhë kohore kishin votuar 8.64 për qind e qytetarëve.