Vetëm 1.98% e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtuar të drejtën e tyre qytetare sot, sipas të dhënave të para zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Nga gjithsej 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë me të drejtë vote në 18 komunat ku ka balotazh, vetëm 26 mijë e 86 persona kanë votuar deri tani.
Dalja më e madhe është në komunat e Mamushës dhe Junikut, në të cilat kanë votuar 5.93 dhe 5.77% e qytetarëve, respektivisht.
Ndërkaq, dalja më e vogël është në komunën e Dragashit, ku kutitë e votimeve kanë fletëvotimet e vetëm 1.04% të qytetarëve.
Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.









