Në Kosovën shtet të pavarur e demokratik dhe me Kushtetutë deputeti i Kuvendit të Kosovës mund të votojë për buxhetin e shtetit, por në Kosovën e Albin Kurtit, që s’është as krejt demokratike aq më tepër kushtetuese, deputeti edhe projekton vit buxhetor.
Veç ndaluni edhe paramendojeni.
Deputeti Albin Kurti dhe deputetët tjerë si ministra, e votojnë dhe e miratojnë buxhetin
në mbledhje të Qeverisë si ministra.
Më pas, buxhetin e vetë, e çojnë në Kuvend, shkojnë vetë në Kuvend dhe e votojnë prapë,
tash si deputet.
Deputeti Albin Kurti voton buxhetin e propozuar nga kryeministri Albin Kurti.
Deputeti Hekuran Murati lëvdon buxhetin e projektuar nga ministri Hekuran Murati.
Normalisht, ministri që e harton buxhetin dhe deputeti që e merr për shqyrtim atë buxhet që më pas ta votojë janë jo vec dy persona të ndryshëm, po dy palë.
Ama jo në Kosovën e vitit 2025. Mos harroni, vetëm para 5 dite Albin Kurti provoi të bëhet kryeministër,
duke kërkuar nga deputetët që të votohet ai e kabineti i tij.
Nuk u votua.
Pra nuk është sot kryeministër, është deputet. Dhe nga kjo pozitë bën buxhet.
Po gjithçka është e qartë.
Sot, Kosova shtet e demokratik gjendet vetëm nëpër dokumente, sepse e vërteta e Kosovës është mungesa e shtetit dhe tallja e Albin Kurtit dhe e Hekuran Muratit në konferencë për media,
që saktësisht si struktura paralele i bëjnë karshillëk shtetit, rendit, ligjit.
Paramendojeni, një njeri që dje nuk mori besimin për të udhëhequr Qeverinë, sot sillet si të ishte ende në krye të saj, pa asnjë shqetësim, përkundër se pa asnjë të drejtë.
E sa serioz është ky buxhet, ja dëgjojeni Hekuran Muratin, ministro-deputetin vegël, i cili veç pak kohë më parë tregonte që propozimi që vetë sot e bën, është shaka e madhe me popullin.
Në gjithë këtë kapje t’shtetit si asnjëherë tjetër, ka të tillë që thonë, po po na i rritë pensionet, po na i rritë pagat, çka ka lidhje a është bash qaq ligjore.
E para, s’është ka jau rritë, se nuk është ideja aty. Ideja është me jep këtë propozim jo ligjor, i cili normalisht se nuk duhet të kalojë në Kuvend se s’ka si që më pas të akuzojë: a po e shihni këta nuk po duan t’ua rrisim pagat.
Dhe e dyta, po nëse nuk paska lidhje a është ligjore, atëherë thjesht mësyjani marketeve, qendrave tregtare, po grabisim pa kontroll dhe për arsyetim po themi: mund të mos jetë ligjore,
ama po ja çojmë popullit.








