Afaristi Mustafë Grainca në një intervistë për VOX Kosova e ka cilësuar si të drejt vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt e cila e ka dënuar për shpifje në vlerë prej 25 mijë eurove kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.
“Si person i cili ka qenë i atakuar nga një individ që ka përdorur çdo mjet për të cenuar dinjitetin dhe personalitetin tim, ky vendim më ka dhënë ndjenjën e drejtësisë dhe lehtësimit”, theksoi Grainca.
“Ky vendim im për t’i alokuar mjetet në shoqatat e dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një arsye të fortë. Siç dihet nga opinioni i gjerë, personi në fjalë ka njollosur UÇK-në përmes një bashkautorësie në një punim shkencor. Pikërisht në atë shkrim është hedhur baltë mbi luftën çlirimtare dhe vlerat tona kombëtare”, shtoi.
Grainca e ka fituar padinë në lidhje me shkrimet që Basha i kishte bërë në media dhe në llogarinë e tij në Facebook, ku e kishte quajtur Graincën si “mafi të betonit”, duke e akuzuar për keqpërdorime dhe parregullsi në biznesin e ndërtimin në Komunën e Ferizajt.








