Zëdhënësi i Qeverisë së Albin Kurtit, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, janë dënuar me nga 1 vit e gjashtë muaj burgim veç e veç, pasi që janë shpallur fajtor për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Manxhuka dhe Azemi akuzoheshin nga Prokuroria se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, Mentor Bajraktari dhe prokurorin special, Afrim Shefkiu.
Të njëjtit, sipas organit të akuzës, përmes rrjetit social “Facebook” me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj viktimave, të cilët në cilësi të personave zyrtarë më 28 dhjetor 2022 kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, Dejan Pantiç.









