22 Organizata Jo-Qeveritare kanë reaguar për sulmet dhe denigrimet e vazhdueshme që anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po ua bën gjyqtarëve dhe anëtarëve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Përmes një komunikate për media, këto OJQ që veprojnë në Kosovë janë shprehur se qëllimi i veprimeve të tilla, është që Vetëvendosje përmes Krasniqit “të dëmtojë kredibilitetin e sistemit gjyqësor si dhe të nxisë publikun të përdorë diskurs negative ndaj gjyqtarëve”.
“Ne kërkojmë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti që menjëherë të ndalojë sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe pushteteve tjera, siç janë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, sa herë që nuk pajtohet me to”, thonë mes tjerash në reagim këto organizata.
Organizatat nënshkruese të këtij reagimi janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti Musine Kokalari, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, Flutura Kusari, Iniciativa për Progres, Nisma e të rinjëve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri, KMDLNJ, KIPRED, SHL-Kosova-Rahovec, Instituti i Prishtinës për Studime Politike, QIKA, Fourth Ëave, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, OMM Gjethi, Organizata Çohu, OJQ Pishtarët, K-Ë4Ë si dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.