Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari ia ka uruar fitoren në Zgjedhjet Lokale, kundërshtarit të tij, Ramiz Lladrovcit. Në një postim në Facebook, tha se ai “respekton verdiktin e qytetarëve”.

“Gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj. Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese”, shkroi mes tjerash Hajdari.

Ramiz Lladrovci fitoi komunën e Drenasit pa balotazh, me 52.31 për qind. Hajdari ndërkaq mori 37.31 për qind duke u renditur i dyti.