Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgjegjësisë direkte të tij për gjendjen e mjerueshme që ka lënë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në Kampin “Enver Zymeri” po tenton të i ik.

Gjë e zakonshme për të.

Ministria nuk ka reaguar fare, derisa vetë Policia e Kosovës, ka dalur me një reagim publik të paqartë, ku nuk mohohen pamjet e publikuara, por thuhet se ka të tjera që janë në gjendje më të mirë.

Më së keqi, demantimin e pretenduar të institucionit të Policisë së Kosovës, duke tentuar të mohojnë të vërtetën, nuk i kanë bashkangjitur asnjë imazh që do të tregonte të kundërtën e raportimit të VOX Kosova.

Por, meqë Policia nuk e ka bërë këtë, e bëjmë ne.

Kështu është gjendja e tyre, këto janë fakte.

E zorshme edhe për ta komentuar. Por, kjo është gjendja në njërën nga banjot. Dhe kjo është video, s’ka si demantohet dot.

Pos tjerash, zyrtarë të shumtë policor pas raportimit i janë drejtuar redaksisë me mesazhe.

“Pershendetje, e pash storjen por aty është shumë më tmerr. 90% e rasteve kush flen aty, në mengjes duhet me pi hap për dhimbje koke”

Ose ky mesazhi tjeter….

“Po edhe kshtu o edhe ma keq, problemi është shendeti. Kam pyet, me kanë thanë se maksimum jetëgjatësia që munden me u përdorë është 10 vite, dhe atë në kushte që të mirëmbahen mirë por këto janë këtu që nga viti 2000”

Ndër të tjera, Policia po thonë se janë plot 12 projekte investuese të cilat janë realizuar në vitet e fundit në kamp dhe të tjera të cilat janë në proces duke u realizuar.

A e kanë fjalën për këtë rrethojën, e cila iu shkatërrua veç pak pas investimit?

Por, nëse Policia e Sveçla vazhdojnë të mohojnë ende këto raportime, pranojeni kërkesën e dërguar zyrtarisht, që t’i tregojmë qytetarëve se çfarë mizorie është aty.

E mira do të ishte të angazhoheshit ta përmirësoni se e vërteta nuk demantohet dot.