Dekonstruktim Grusht-shteti dhe hipokrizia e Vetëvendosjes – një profil i partisë-shtet

Shkodran Ramadani shpartallon Albulena Haxhiun, Blerim Sallahun, Vigan Qorollin e Hekuran Muratin.

Albulena Haxhiu po thotë se “Gjykata ua grabiti kompetencat deputetëve”. Bash e kundërta është e vërtetë: Lëvizja Vetëvendosje, partia e kuqe jo veç me ngjyrë, por edhe me ideologji, është ajo që provoi grusht-shtetin duke tentuar t’ua marrë deputetëve të drejtën e votës.

Ajo sulmoi rëndë gjyqtarët e kushtetueses, por gjyqtari ideal i Albulena Haxhiut është, paramendoni, Vigan Qorrolli.

Një kolos i paditurisë njerëzore, njëherësh edhe i zënë duke vjedhur në provimin e jurisprudencës, i cili në serinë e përpjekjeve të papërmbajtshme për t’u bërë argat i Haxhiut në Kushtetuese, nuk e kurseu as lutjen për mbështetjen nga deputetët e Listës Serbe.

Është bash soji i species politike që ka micërruar grimcat e secilit pushtet të pas luftës, posaçërisht atij të PDK-së – për të cilën Mimoza Kusari e Milan Radojçiq bënë pazare tinëzare, duke e kurorëzuar praktikën ku gjyqtarët nuk zgjidhen sipas vullnetit të lirë të deputetëve, por sipas llogarive të Listës Serbe.

Pasi iu dështoi plani, partia VV e shpërbleu atë duke e bërë zëvendësministër. Mos të harrojmë, kjo kandidate anti-kushtetuese është një recidiviste e papërmirësueshme kundër rendit kushtetues në përpjekje për të realizuar synimin e hapur të Vetëvendosjes për ta instaluar sistemin e partisë-shtet.

Ky është një shembull i pastër që tregon se çfarë do të thotë grabitja e votës në Gjykatë Kushtetuese nga Haxhiu që ëndërronte të bëhej Kryeparlamentare me votim të fshehtë si mbulesë procedurale për tregtinë e votave.

E ndërkohë juristi i saj i preferuar është Blerim Sallahu, njëherësh zëvendësi tjetër i saj, i cili e ka borxh për t’ia sqaruar qytetarëve lidhjet me grupet e fajdes.

Dikush mbase edhe mund të pyes: “Si mund të gënjejnë pa u skuqur?”. Mirëpo tashmë krejt e njohim profilin e saj: një deputete vandale, një trafikante e bombolave të lotsjellësit, shkatërruese e sistemit të drejtësisë, arsyetuesja e paskrupullt para publikut e marrëveshjes Kurti-Vuçiq, e cila ia dha Serbisë Zajednicën, por pa njohje për Kosovën.

Çudia për mungesën e turpit prej bandave anti-shtet është naivitet vetëm për një copë kohë. Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i partisë recidiviste kushtetuese është krijimi i një hutie të pafundme, e cila mbingarkon aftësinë tuaj për të menduar dhe për të bërë dallime nga e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe pavërteta.

Kjo është çka bëjnë partitë autoritare nga Moska e deri në Karakas. Përveç atyre që bien viktima të këtij manipulimi ose bien në gropën e thellë të apatisë totale, të tjerët përfundojnë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në projektin e krijimit të partisë-shtet nëpërmjet pengmarrjes institucionale.

Për të realizuar këtë skenar të trishtë për kombin, gjithsesi do të dëgjoni Albulenën duke ligjëruar për grabitje të votës, ndërsa zhvatësit e parasë publike si Fitore Pacolli, postiere të mesazheve të Radojçiqit si Mimoza Kusari, apo sharlatanë që sfidojnë kufijtë e logjikës si Hekuran Murati, do lëshojnë rrënjë të thella në jetën institucionale të vendit.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin