Ramadan Morina ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë lidhur me akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Burim në Komunën e Malishevës.

Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, Morina dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë në këtë fshat.

Përveç kësaj, ai akuzohet edhe për përfshirje në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv të popullsisë civile si dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk kishin qenë të përfshirë në luftime.

Morina vazhdon të mbahet në paraburgim deri në një vendim të ri të gjykatës, ndërsa çështja është dërguar për shqyrtim në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.