Për Ramush Haradinajn, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja parlamentare.
Këto komente, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë në hollin e Kuvendit në prag të nisjes së seancës së Kuvendit ku Albin Kurti do të prezantojë kabinetin qeveritar dhe kështu të kuptohet nëse i ka 61 votat e nevojshme.
Në vlerësimin e Haradinajt, rezultati i seancës së sotme do të jetë “dështim”.
“Po shihet që epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim. Atëherë zgjidhja e vetme me sa kuptoj unë mbeten zgjedhjet, për shkak se s’ka një ofertë nga opozita”, deklaroi Haradinaj.









