Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje në nivel lokal, në këtë rast në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, atë të balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.
“Ne e kemi edhe një traditë që edhe degët marrin vendime, ajo traditë vazhdon. Në rast se dega e ka interes ose e ka qëllim një partneritet edhe me VV-në në nivel komunal, ne nuk e prishim”, ka thënë Haradinaj për “Indeksonline”.
Kreu i AAK-së ka deklaruar se tashmë ka biseduar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me balotazhin e 9 nëntorit.
“Jemi të hapur për të diskutu situatën me komunat tjera ku ne nuk jemi në garë. Fillimisht kam zhvillu komunikime me kryetarë të partive opozitare, në këtë rast Krasniqin dhe Abdixhikun, të shohim si do të bashkëpunojmë, si do të bashkëveprojmë”, shtoi ndër të tjera ai.









