Raportohet se zyra e kryeministrit të Izraelit ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të vendosin altoparlantë nëpër Rripin e Gazës që të transmetojnë fjalimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas raportimeve të Kanalit 12, ushtria ka shprehur papajtueshmëri ndaj urdhrit, pasi që do të duhej që ushtarët të lëshojnë pozicionet e tyre dhe të hyjnë në zona të Rripit të Gazës, gjë që do t’i vendoste në rrezik më të madh për targetim nga operativë të Hamasit.
“Është një ide e çmendur”, citohet të ketë thënë një operativ i lartë ushtarak në gazetën Haaretz.
“Njerëz përgjatë gjithë spektrit politik po pyesin, “Çfarë është ky deluzion?’ Askush nuk e kupton çfarë do të përfitonte ushtria këtu”.









