Këta në foto, rreth e rreth Dejona Mihailit, janë anëtarë të Vetëvendosjes të dënuar për konsumim e trafikim droge.

Këta janë ata që janë zënë e dënu.

Pra, ka edhe shumë të tjerë që deri tani i kanë ikë ligjit.

Kushtrim Ramadani, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Prishtinë i arrestumë për shpërndarje të kokainës.

Rinas Zeqiri, kandidat i Vetëvendosjes për asamblist në Komunën e Novobërdës. I arrestumë për paracela me kanabis.

Shemsi Bahtiri, i arrestumë për trafikim droge.

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes, i arrestumë në flagrancë me 11 mijë doza ekstazi.

Ramdan Beshiri, drejtor i Vetëvendosjes në Mitrovicë, i dënumë për posedim të paautorizuar të drogave të ndryshme.

I dënumë pra.

E pasi është dënu e kanë ba drejtor.

Vetëvendosja në thelb, para se gjithash, është një organizim i njerëzve të degjeneruar moralisht e kombëtarisht.

Dhe, pikërisht ky degjenerim ia jep edhe fuqinë që e ka, sepse këta janë të deformumë në themel, e raport me ndërgjegjen nuk kanë fare.

Këta nuk i kanë kufizimet që një person me do norma e kufij moral i ka.

Njerëz të shthurur para Zotit e ligjit.

Prandaj, edhe janë kaq të rrezikshëm.

Sepse këta nuk synojnë veç shkatërrimin e rendit ligjor, po edhe rendit shoqëror. Këtyre nuk është se iu pengon ligji në kuptim juridik, po rregulli në kuptim moral e njerëzor.

Xhungëll dojnë këta.

Shkatërrim. Tjetërsim. Prandaj shajnë, fyejnë, ofendojnë, linçojnë, pa kurrfarë frenash.

Turpi?

Turpi për ta është demode. I dalë mode. I panevojshëm. Primitiv.

Këta s’kanë turp.

Këta mendojnë që s’duhet me pasë turp.

E këtu krijojnë avantash.

Se, derisa shqiptari normal stepet nga përplasja që të ndotë dhe e bën atë veç në kushte ekstreme të detyrimit, këta e kanë qejf, kënaqësi, dëshirë.