“Takimet do të vazhdojnë” përsëri kjo përgjigjie për çështjen e Presidentit ndonëse afati po vjen drejt fundit.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se për zgjedhjen e Presidentit, shumë shpejt do të vazhdojnë me takime.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri, ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejtë do të vazhdojmë me takime”, deklaroi Arbërie Nagavci.
Këto deklarime, Nagavci i bëri para hyrjës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.









