Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.

Presidentja Osmani e konfirmoi më herët gjatë një konference për media se do t’i ftojë krerët e partive për konsultime, pasi njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe për çuarjen e vendit në zgjedhje.

Ndërkohë, kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultimet e thirrura nga presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve.