Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve të reja pas shpërndarjes së Kuvendit më 28 prill.
Pas takimit, kryetari i KQZ-së u deklarua për media, duke theksuar se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 7 qershori, pasi sipas tij nevojitet më shumë kohë për përgatitje.
“Sa i përket datës, kemi kërkuar sa më shumë kohë, për shkak se na duhet përgatitje. Nuk është proces i lehtë, por i mbetet Presidentes të vendosë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës veç i ka caktuar dy data: 31 maj ose 7 qershor. Për mendimin tonë është 7 qershori, por le t’i mbetet Presidentes të vendosë”, deklaroi ai.
Nga Presidenca kanë bërë të ditur se së shpejti do të ketë një komunikatë për media lidhur me këtë takim.









