Australiania Erin Patterson është shpallur fajtore për vrasjen e tre familjarëve dhe tentim vrasjen e një tjetri pasi u kishte gatuar një darkë me kërpudha helmuese.
Vendimi është marrë nga një gjykatë në Morëell të Australisë, raporton mediumi amerikan CNN.
Prokuroria pretendoi se Patterson me vetëdije kishte shtuar kërpudha helmuese në darkën e gatuar në shtëpi.
Mbrojtja kishte pretenduar se ajo aksidentalisht i kishte përfshirë kërpudhat helmuese në pjatë dhe gënjeu nga paniku.
Patterson është shpallur fajtore dhe do të mbahet në paraburgim deri në caktimin e lartësisë së dënimit.
Me origjinë nga Evropa, kërpudhat vdekjeprurëse rriten në disa shtete australiane.









