Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka marrë pjesë në darkën shtetërore në Shtëpi të Bardhë me liderë botëror, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpriti Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Cristiano Ronaldo iu bashkua liderëve botëror dhe biznismenëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së parë të princit saudit në Washington në 7 vite.

Cristiano, që ka prezantuar futbollin saudit qysh kur u bashkuar me Al-Nassr në fund të 2022 me një kontratë që raportohet të kapë shifrat e 200 milion dollarëve në vit, ishte ulur afër drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, pronarit të Tesla dhe X, Elon Musk dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Trump takoi pesë herë fituesin e topit të artë me djalin e tij 19-vjeçar, Barron Trump, për të cilin tha se është një fans i madh i Ronaldos.

“Barron pati shansin ta takojë. Dhe mendoj që ai e respekton babain e tij pak më shumë, tani, vetëm për faktin që e takova me ty”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.