Një grup i të rinjve në qytetin e Drenasit që janë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë vendosur shirita të verdhë në hyrje të Komunës së Drenasit, me mbishkrimin “danger” [shqip: rrezik].
Ky aksion vjen pasi që VOX Kosova publikoi një audio-incizim ku Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dëgjohet duke biseduar me biznesmenin Labinot Halilaj, për ndërtime banesash në një prone komunale, e ku përmenden milionat e lejet për mbindërtim.
Në këtë aksion simbolik ka marrë pjesë edhe kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit, Petrit Hajdari.