DALLAVERET ME GRANTE Faton Peci intervistohet për orë të tëra nga Prokuroria Speciale

Siç konfirmoi për VOX Kosova zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, intervistimi i tij ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Që nga ora 09:30 e mëngjesit, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Siç konfirmoi për VOX Kosova zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, intervistimi i tij ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

VOX Kosova mëson se hetimet janë përqendruar edhe në dhënien e granteve për familjarë të deputetes së zgjedhur të VV-së, Fitore Pacolli, por edhe grante tjera që kanë lidhje me zyrtarë të afërt me Faton Pecin.

Burimet e VOX Kosova gjithashtu thanë se gjatë këtyre ditëve janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve edhe zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në nëntor të vitit 2024, ishte kuptuar se Ministria e Bujqësisë nën drejtimin e Faton Pecit u kishte dhënë grante dajës dhe vëllaut të Fitore Pacollit, e cila në atë kohë mbante pozitën e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Përveç saj, grant kishte fituar edhe Naim Huruglica, ish-këshilltar i Pecit.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin