659 mijë e 44 qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00 në Zgjedhjet Lokale që po mbahen sot (e diele, 12 tetor). Sipas të dhënave të KQZ-së, ky numër përbën 32.54 për qind të atyre që janë në listën e votuesve në Kosovë.
Në përqindje, në raport me numrin në lista të vouesve përbrenda komunës, Mamusha, Zubin Potoku, Ranillugu dhe Zveçani e kanë daljen më të madhe deri tash.
E në Skenderaj, Rahovec, Leposaviq e Prizren është dalja më e vogla nga të gjitha komunat.
Në ora 19:00 do të mbyllen vendvotimet kur edhe pritet të dalin EXIT POLL-et e para të realizuara gjatë ditës së sotme.










