Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke i parë masakrat ndaj popullit të Kosovës që po i kryente Serbia, nuk mund të qëndronte indiferent, prandaj thekson se vendosi që të kthehej në Kosovë për të luftuar. Për këtë veprim ai është shprehur krenar dhe se “nuk i bie pishman asnjëherë”.
“Duke i parë masakrat ndaj popullit tim unë si dhe shumë të tjerë nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë në pranverën e 1998. Ky ishte vendim krejtësisht personal i imi i askujt tjetër, sepse nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosjen. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj, populli juaj do të përjetonte atë që përjetoi populli im. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, ka thënë Thaçi.
“Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe ushtrimi i kontrollit të Kosovës. Kjo jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë krejt absurde, por është edhe thellësisht ofenduese”, theksoi ai në fjalën përfundimtare ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.








