Për Prokurorinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dënimi që krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës do të duhej të merrnin, secili prej tyre, ishte 374 vjet.

Po, e vërtetë.

Pikërisht 374 vjet për secilin.

Por, meqë nuk vendosin ata dhe ligji parasheh rregulla tjera, në fund kanë kërkuar 180 vjet në total – nga 45 për secilin.

Në Dosjen Përfundimare të prokurorisë, që është publikuar e plotë, është llogaritur se dënimi do të duhej të ishte 374 vjet burg dhe kjo duke mbledhur dënimin për secilën nga 10 pikat e aktakuzës.

– 37 vjet për pikën e parë;

 – nga 32 vjet për pikat dy dhe tre;

 – nga 35 vjet për pikat katër dhe pesë;

 – nga 40 vjet për pikat gjashtë dhe shtatë;

– nga 44 vjet për pikat tetë dhe nëntë;

– dhe 35 vjet për pikën e dhjetë.

Megjithatë, ligji nuk lejon një shumëzim të tillë formal të dënimeve.

Rregullat e Gjykatës e obligojnë Trupin Gjykues të japë një dënim unik, i cili nuk mund të jetë më i ulët se dënimi më i lartë individual për secilën pikë të aktakuzës.

Pra, s’mund tw jetw mw i ulwt se pikat tetw dhe nwntw tw aktakuzws, e nw kwtw formw duhet tw jetw mbi 44 vjet.

 Pikërisht këtu hyn formula e Prokurorisë.

Pas përllogaritjeve për secilën pikë, kërkesa finale përfundon në 45 vjet burg për secilin të akuzuar.

Dhe çfarë drejtësie është kjo?. Ku për UÇK-në kërkohet dyfish më shumë burg se për krejt zingjirin shtetëror e komandues serb përgjegjës për gjenocidin në Kosovë?