Një fotografi gjigante në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në Prishtinë. “Çlirimtarë”, “Sillni në shtëpi” janë mesazhet e vendosura në qendër të kryeqytetit të cilat shoqërohen me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Data 19 maj 2026 paraqet afatin e fundit brenda të cilit Trupi Gjykues në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shpallë aktgjykimin.
Sipas rregullave të Gjykatës Speciale, kjo nënkupton respektimin e afatit prej 90 ditësh.
Megjithatë, legjislacioni që rregullon funksionimin e kësaj gjykate parasheh se, në rast se gjyqtarëve u nevojitet kohë shtesë, shpallja e vendimit mund të shtyhet edhe për 60 ditë të tjera.












