Çlirim Haziri, organizatori i protestave “Jo në emrin tim” dhe djali i dëshmorit, ka kërkuar lirimin e dy veteranëve të UÇK-së, të cilët u ndaluan gjatë protestave.
Haziri ka thënë se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por sipas tij, ky moment mbetet i paplotë përderisa dy protestuesit vazhdojnë të mbahen larg familjeve të tyre.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë.
“Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë”, ka shkruar Haziri.









