Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të votojnë për dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Më së shumti vota i arritën Emine Avdyli-Pozhari dhe Jorida Xhafaj, por të pamjaftueshme për t’iu përcjellë Gjykatës.

Rrjedhimisht, Kryetarja e Kuvendit tha se konkursi për këta anëtarë duhet të përsëritet.

Përndryshe, Emine Avdyli-Pozhari momentalisht është profesoreshë asistente në Universitetin e Prishtinës dhe po ashtu është gruaja e analistit pro-LVV, Xhevdet Pozhari.

Ndërsa, Jorida Xhafaj është nga Shqipëria, por vepron në Kosovë dhe punon si profesoreshë në kolegjin UBT.