Në periudhën kur shumë pak javë na ndajnë deri te momenti i propozimit të ri për emër të presidentit apo ripropozimit për presidenten aktuale, kjo e fundit e ka pritur në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun.
Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në facebook.
“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.” Ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.
Nuk është saktësuar nëse çështja e presidentit ka qenë temë e këtij takimi, por partia e Lumir Abdixhikut e kishte bërë të mundur në vitin 2021 zgjedhjen për presidente të Vjosa Osmanit.
ÇKA PO “ZIHET”? Lumir Abdixhiku i shkon në takim Presidentes Osmani
Kryetari i LDK-së ka njoftuar të hënën se me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, janë takuar për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Kryetari i LDK-së ka njoftuar të hënën se me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, janë takuar për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.









