Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur dyshime për bisedimet në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të negociuara nga ish i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Çka ka fol ai [Kurti] veç me Vuçiçin e Lajçakun me një dhomë, kurrkush s’u kanë tjetër aty. Çka kanë fol, a e dini ju? As unë s’e di”, tha Osmani gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ajo theksoi se edhe pse ka qenë Presidente, nuk i është treguar se çfarë është biseduar, derisa e pyeti edhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëse i është treguar për këto biseda, i cili ia mohoi.

“Presidente e Republikës së Kosovës, po s’më kanë tregu çka kanë folë. Parlamentin e keni pas. A ju ka tregu juve najher si opozitë? Kurrë. A nuk mendoni që e kanë detyrim me dal para qytetarëve? Me një dhomë veç vet, veç vet Kryeministri i Kosovës, Presidenti i Serbisë edhe ai Lajçak Epstein-i qeta 3 janë kanë, veç qeta tre janë kanë edhe goxha gjatë qekjo është pyetja”.

Osmani theksoi se në legjislaturën e ardhshme do të kërkojë krijimin e një komisioni parlamentar për këtë çështje.

“Po na Parlamentin e ardhshëm komision hetimor parlamentar me kërku çka kanë diskutu ata, qekjo është pyetja, ata çka kanë diskutu, ata çka po fshehin?”, konsideron ajo.