Pasi për disa muaj e luajti “të mistershmin”, Albin Kurti zgjodhi sot të flet pak para mediave.

Pritja e gjatë e gazetarëve nuk u shpërblye me ndonjë deklaratë interesante, pasi që individi që paraqitet herë si deputet e herë si kryeministër, nuk tha diçka të re.

Përmendi fakte të ditura. Tha se Kuvendi nuk u konstituua dhe sulmoi ish-opozitën.

“Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti”, tha ai.

“Në ndërkohë që nuk ka qeveri të re, ‘Kurti 3’ ka qeveri në detyrë, pra Kurti 2.5”, shtoi Kurti.

Lideri i partisë që po refuzon ta lëshojë karrigen e kryeministrit edhe pas betimit si deputet, dha një arsye pse po refuzon të flas para mediave pas seancave.

“Unë po flas këtu dhe nuk po flas në Kuvend, sepse atje jam njëri nga 48 deputetët e subjektit fitues. Ndërkaq këtu jam si kryeministër në detyrë”, tha ai.

Kurti, pavarësisht se në çfarë cilësie i jep të drejtën vetes të flegt, akuzohet nga akterë ish-opozitarë se po shkel Kushtetutën.

Sipas aktit më të lartë juridik, mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes.

Ndërkaq, përfundon nëse ai zgjedhet anëtar i qeverisë, njësoj siç parasheh edhe Ligji për Qeverinë.